Dy persona kanë rpaortuar se derisa kishin qenë duke punuar në pompë të derivateve në fshatin Stanovc i Epërm në Vushtrri të shtunën, tre të maskuar janë futur dhe nën kërcënim ua kanë grabitur pazarin ditor.
Policia ka thënë se janë identifikuar dy të dyshuarit dhe vetura me të cilën janë larguar. Policia ka thënë se një nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Stanovc i epërm, Vushtrri 01.06.2024-03:10. Dy ankuesit meshkuj kosovar, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën e me pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Gjatë zhvillimit te hetimeve intensive policore janë identifikuar dy prej të dyshuarve dhe automjeti me të cilin të dyshuarit kanë kryer veprën penale. Lidhur me rastin është arrestuar njëri i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë.