Kronikë

Raportohet i zhdukur një burrë në Gjilan

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është raportuar i zhdukur në Gjilan. 

Rasti është raportuar nga një grua të premten. 

“Një femër kosovare ka raportuar se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e  viktimës mashkull kosovar. Rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.