Kronikë

Raportohet e zhdukur prej një jave një vajzë në Gjakovë

Policia e Kosoves

Është raportuar e zhdukur një vajzë në Gjakovë. 

Në Polici është thënë se ajo është larguar nga shtëpia më 7 prill dhe nuk dihet ku ndodhet. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.