Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Polici nga 24 orët e fundit.
Sipas Policisë njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku i zhdukur është raportuar një burrë.
Ai thuhet se është larguar nga shtëpia që nga e marta.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që në Klinë është raportuar e zhdukur një grua. Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia që nga e hëna.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Të dy rastet thuhet se janë nën hetime.