Kronikë

Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar

Grabitje

Policia e Kosovës po e heton një rast grabitjeje që ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku një personi i është grabitur portofoli me para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar.

Sipas njoftimit, viktima është kërcënuar dhe sulmuar nga të dyshuarit, derisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Rasti është iniciuar si “grabitje”.

“Është raportuar se gjashtë të dyshuar të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin nga ankuesi mashkull kosovar. Lidhur me rastin i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.