Kronikë

Qytetari nga Mitrovica e Veriut kanoset nga fëmijët e tij që jetojnë në Serbi.

kanosje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes që thuhet se ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut gjatë muajit nëntor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë një burrë ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga dy fëmijët e tij që jetojnë në Serbi.  

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga dy fëmijët e tij të cilët jetojnë në Serbi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.