Kronikë

Prokurori e familja e Tetajt kërkojnë “dënim të merituar” për të akuzuarin Gogaj

Në Gjykatën Themelore të Pejës, është duke u zhvilluar seanca ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, i dyshuar për vrasjen e Agonis Tetajt, e ku palët po i japin deklaratat përfundimtare.

Prokurori i rastit, Isuf Sadiku ka kërkuar që trupi gjykues të marrë vendimin meritor për të akuzuarin.

Prokurori ka kërkuar që të merren parasysh rrethanat lehtësuese e rënduese në ketë rast.

Në fjalën përfundimtare, avokati i palës së dëmtuar, Berat Tmava ka thënë se e tërë Kosova tashmë i ka sytë nga Gjykata e Pejës për vendimin që do të marrë, derisa ka thënë se prova me e fortë në ketë rast është videoincizimi.

Tmava ka thënë se trupi gjykues e ka rastin të tregojë se askush s’mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë, as një kryetar i odës, as ndonjë polic.

29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.