Kronikë

Prishtinë, një person raporton se nën kërcënim të armës iu kërkua ta mbyllte biznesin

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se gjersa ishte duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar nën kërcënim të armës e kanë futur në veturën e tij dhe ia kanë marrë paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga ai që ta mbyllë biznesin. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima pretendon se rasti ka ndodhur në orët e vonshme të 1 gushtit. Policia po e heton rastin. 

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa  kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.