Kronikë

Prezantuan dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq në Aeroportin e Prishtinës

Dy shtetas turq janë arrestuar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë prezantuar dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua.

Dokumentet e tyre janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.