Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
Në faqen zyrtare të PK-së në Facebook është publikuar video ku shihet personi ndërsa kryen vjedhjen.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në pamjet e bashëngjitura”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhjeje që ka ndodhur në maj të vitit 2024 në Lipjan.