Kronikë

Policia po i heton dy vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës po i heton dy vdekjeve në raste të ndara që janë regjistruar në 24 orët e fundit. Në Istog një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në një fushë, e vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në obduksion.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në arë/fushë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa në Pejë një person është gjetur pa shenja jete, e vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Identifikimi i tij është bërë nga familjarët, e sipas tyre viktima kishte probleme mendore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.