Kronikë

Policia po heton vdekjen e një personi në kryeqytet

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës po e heton një vdekje në Prishtinë që ka ndodhur të martën.

Sipas njoftimit, urgjenca ka bërë të ditur për vdekjen e personit, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Është pranuar  informatë nga urgjenca për vdekjen e një personi mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.