Kronikë

Policia po heton vdekjen e një burri në Prizren, dyshohet se ishte rrezuar në shkallë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Prizren, i cili thuhet se dyshohet që ishte rrëzuar në shkallë. 

Rasti ka ndodhur të enjten. 

“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.