Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e një 47-vjeçari në “Dardani”

Policia

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet mbi vdekjen e një 47-vjeçari në lagjen “Dardania” në kryeqytet të premten në mbrëmje.

Policia ka thënë se viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.

Siç thotë njoftimi, bazuar në informacionet e para, dyshohet për vetëvrasje.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 20:45, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.