Kronikë

Policia nis hetim mbi vdekjen e një personi në Fushë-Kosovë

Shiriti i Policisë

Policia ka nisur hetim mbi një vdekje në Fushë-Kosovë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera nga rasti.

“Lidhur me rastin e lartcekur (Hetim mbi vdekjen) në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është nën hetime.