Kronikë

Policia në Vushtrri gjobit gjashtë lokale për muzikë me ton të lartë

Party ilustrim

Foto: Nerf Gun Party

Gjashtë lokale të gastronomisë janë gjobitur javën e fundit në Vushtrri për shkak të zhurmës së shkaktuar nga muzika me ton të lartë.

Në një njoftim për media, Policia ka thënë se pos gjobitjes për prishje të rendit dhe qetësisë publike, janë iniciuar edhe dy raste që i janë referuar gjykatës.

Gjobat e shqiptuara dhe rastet e iniciuara bazohen në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

“Policia është e përkushtuar që të ruaj rendin publik dhe do të vazhdojë me këto masa edhe në ditët në vijim ndaj të gjitha subjekteve të cilat nuk respektojnë ligjin dhe shkaktojnë zhurmë dhe bezdisje për qytetarët”, thuhet në njoftim të Policisë rajonale të Mitrovicës.

 

Foto: Nerf Gun Party