Kronikë

Policia me aksion në disa lokacione, i përfshirë avokati Besnik Berisha i cili po intervistohet

Avokati Besnik Berisha është duke u intervistuar në Departamentin për krime të rënda në Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Naim Rudari, por ai ka thënë se ende nuk i dinë arsyet e intevistimit të tij.

“Tani jemi në intervistë edhe jemi në kërkim te arsyeve. Nuk ka diçka konkrete deri më tani”, ka thënë Rudari.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke realizuar një operacion policor në disa rajone e që sipas tyre ka edhe të arrestuar.

Mirëpo nuk e kanë saktësuar nëse edhe Berisha është në mesin e të arrestuarve.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Hetimeve, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione në disa rajone të Kosovës, e që ka rezultuar edhe me të arrestuar. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informatat shtesë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.