Kronikë

Policia konfiskon një armë pasi e pa një video në TikTok, “të dyshuarin s’e takoi”

Policia ka konfiskuar një armë në fshatin Milloshevë të Obiliqit pasi një i dyshuar e kishte postuar një video në TikTok duke shtënë me të.

Është njoftuar se njësitet policore e kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë.

Policia thotë të mos e ketë takuar të dyshuarin, por sipas tyre rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar përmes TikTok ka publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë. I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.