Kronikë

Bulliqi po hetohet për sulm fizik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin ku pretendohet se kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka sulmuar fizikisht një qytetar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për KOHËN se janë duke hetuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe po ndërmerren të gjitha veprimet policore në koordinim me prokurorinë e shtetit.

“Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorinë e shtetit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të ditës së sotme.