Kronikë

Policia kërkon të dyshuarën për vjedhje të stolive

Policia e Kosovës

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të një gruaje të dyshuar për vjedhje. Sipas njoftimit, ajo dyshohet se më 10 gusht ka kryer vjedhje të stolive të arit në qytetin e Shtimes.

Autoritetet publikuan fotografi të saj, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për identifikimin e saj.

Policia tha se kushdo që ka informacione të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, e gjinisë femër,  e cila dyshohet se me datën 10.09.2024 rreth orës 16:53 në një dyqan të artarisë në Shtime ka kryer ‘’Vjedhje ’' të stolive të arit”, thuhet në njoftim.