Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të kërkuar në Pejë

Shqiprim (Imer) Xhaferaj

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar.

Bëhet fjalë për Shqiprim (Imer) Xhaferaj, i lindur më 13 prill 1993 në Pejë, i cili është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Policia i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion rreth vendndodhjes së personit në fjalë, të kontaktojnë menjëherë organet e rendit përmes:

Numrit të urgjencës 192 ose linjës falas 0800 19999

Numrit të Drejtorisë Rajonale në Pejë: 039 432 327

E-mail: [email protected]

Policia siguron qytetarët se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.