Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e vendndodhjes së një personi të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë-Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi. I dyshuari Arsim (Rasim) Rashiti kërkohet për përfshirje veprën lëndim i lehtë trupor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij Policia ka kërkuar që të kontaktohet në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812.
