Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikim të një të dyshuari për veprat penale “ngacmim” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. 

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, të cilës i është bashkangjitur edhe një fotografi. 

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, Policia ka kërkuar që të kontaktohet në numrin e telefonit: 192.