Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Bekim Varit, 37 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur më 29 janar nga familjarët e tij në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt.
Siç ka thënë Policia, 37-vjeçari ka dalë nga shtëpia më 22 janar dhe prej asaj dite nuk dihet për fatin e tij. Më 29 janar, rasti u raportua në Polici nga familjarët.
Policia ka zbuluar karakteristikat dhe ka lënë numrat e telefonit për këdo që ka informacione në lidhje me zhdukjen e Bekim Varit.
Karakteristikat e personit të zhdukur:
- Ngjyra e flokëve, e zezë
- Gjatësia , 1.85 cm
- Pesha, 90 kg
- Veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër
- Nofka, Bekim Kashtanjeva- Llapa
Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit:
192
0290/326-250
0290/322-406
