Kronikë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një gruaje, dyshohet për vjedhje

grua e dyshuar per vjedhje

Policia e Kosovës, drejtoria në Pejë, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur një grua të dyshuar për vjedhje. 

Në kërkesën për bashkëpunim është publikuar edhe një fotografi e të dyshuarës. 

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.