Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 19-vjeqares nga Vushtrria.
Mëngjesin e së shtunës, në spitalin e Vushtrrisë ka vdekur një 19-vjeçare e cila ishte dërguar nga familjarët në spital, derisa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq gjatë trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë, transmeton KOHA.
“Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të hospitalizohet në Infektivë po për shkak të rrethanave të Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Në repartin emergjencës kane dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.