Kronikë

Policia jep detaje për sulmin ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për sulmin ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 22:15 në rrugën “B” në Prishtinë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërkaq viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.