Policia e Kosovës ka siguruar informacion shtesë lidhur me vrasjen që ndodhi më 25 mars në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Policia është informuar për armët që u përdorën për vrasjen dhe gjatë kontrollit të lokacionit ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.
“Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë - Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës po vazhdon të punojë në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.