Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një të mitur pasi i ka gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.
Policia ka thënë se po e vazhdon punën për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Personi i dyshuar është ndaluar nga policia në rrugën "Vëllezërit Fazliu" në kryeqytet.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.