Kronikë

Policia e shpall në kërkim një burrë në Pejë, dyshohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë. 

“Personi i kërkuar është Miftar (Xhevat) Dobraj i lindur më 23.12.1987 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: ‘Vrasje e mbetur në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi ose posedim te paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim ku është publikuar edhe një fotografi e të dyshuarit. 

Në njoftim është kërkuar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.