Një zyrtar policor jashtë detyrës ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar në rrugën “Mikel Marku” në Pejë pasditen e së mërkurës.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë”.
Një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.