Kronikë

Policët zënë 17-vjeçarin me armë në një kafene në Ferizaj

Policia e Kosovës gjatë patrullimit

Foto: Ilustrim

Në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara Policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.
Policia është informuar për një person me armë në një kafene në Ferizaj dhe menjëherë ka dalë në vendngjarje. Aty i dyshuari është marrë dhe shoqëruar në stacionin policor.

“Me datën 20.12.2024, rreth orës 11:40 kemi pranuar një informatë se një person posedon me vete armë zjarri dhe është duke qëndruar me një kafiteri. Pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në rroba civile menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur personin L.S (M/K) i moshës 17 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë). I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të njëjtën ditë, në Shtime policët kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, tek i dyshuari E.S. 26-vjeçar kanë gjetur një (pistoletë) dhe ai është shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.