Kronikë

Plagosje në Prishtinë

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

KosovaPress mëson se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.

Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi për KosovaPress edhe nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.

“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli për KosovaPress.

Nga Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast.