Kronikë

Plagoset një shitës në Pejë, arrestohet i dyshuari

Në Çarshinë e Gjatë të Pejës, sot rreth orës 18.00 një qytetar nga ky qytet është plagosur me armë zjarri, derisa siç konfirmoi për KOHËN policia në Pejë, personi i dyshuar për këtë vepër është arrestuar.

Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Driton Rugova, rasti ka ndodhur sot rreth orës 18.00. “Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në Stacionin Policor të Pejës”, tha Rugova.

Për motivet e mundshme që kanë shjellë deri te plagosja policia tha se ende nuk ka njohuri.

Rastin e ka konfirmuar për KOHËN edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili njoftoi se personi i plagosur është dërguar fillimisht për trajtim mjekësorë në Spitalin e Pejës e pastaj është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK-së.

Personi i dyshuar, sipas Nikçit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

KOHA mëson se i plagosuri është një shitës në Çarshinë e Gjatë, me inicialët S.B.