Kronikë

Plagoset një polic nga hajnat që u futën në shtëpinë e një prifti në Klinë

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është plagosur derisa zyrtarët janë përballur me disa hajna që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti në Zllakuqan të Klinës. 

Policia është njoftuar për rastin në orët e hershme të së enjtes dhe i është përgjigjur menjëherë rastit.

Zyrtari është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë. 

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit”, ka thënë policia për rastin. 
 

Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Zllakuqan

11 muaj më parë / 9 maj 2024 16:19
Xhelal Svecla - minister i Brendshem

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kërkuar që sa më shpejt të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Kishën e Zllakuqanit. 

Sveçla ka thënë se polici Januz Veselaj ishte plagosur gjatë tentim vjedhjes, ndërsa pas tretmanit në QKUK ai është liruar për në shtëpi. Plagosja ndodhi në orët e hershme të së enjtes. 

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij.  Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë. Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cenojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.