Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe personi i dyshuar është arrestuar nga Policia.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, ka thënë ajo në një përgjigje për Kohën.