Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë

Plagosje

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur të martën në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. 

“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. 

Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se plagosja ka ndodhur me armë zjarri. 

Ahmeti ka thënë se të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

"Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit", ka theksuar Ahmeti.