Kronikë

Plagoset një person në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës. I dyshuari është në arrati.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”. Policia ka thënë se me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia po kryen veprimet hetimore për ta arrestuar personin e dyshuar, që është identifikuar.