Një person u plagos të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Ai është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka identifikuar një person të dyshuar për rastin, ndërsa po vazhdon hetimin për zbardhjen e rrethanave.
“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ''Rexhep Krasniqi'' në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Policia.
E, nga Emergjenca kanë thënë se janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe i plagosuri do ta vazhdojë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë.