Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e një personi në fshatin Sllakovc në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje dhe është trajtuar si “Lëndim i rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe Gjueti e kundërligjshme”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar/plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.