Kronikë

Plagoset një 30-vjeçar në Gjakovë

Një person rreth moshës 30-vjeçare është plagosur nga plagët e marra pas të shtënave me armë kallashnikov në Gjakovë.

Sipas drejtorit të Policisë në rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, personi ka marrë tri plagë dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Policia ka thënë se i plagosuri është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut.

Burime për KOHËN kanë thënë se zënka është nisur midis familjarëve.