Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës.

Zëdhënësi i Policisë Driton Rugova ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës ndërkaq njëri prej tyre në QKUK.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.