Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përfshirjes në një përleshje fizike të dielën në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se përleshja ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshje, teksa numri i saktë i personave të përfshirë në këtë rast nuk dihet.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar.
Pas intervistimit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.