Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën në Rixhevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.
“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, ka thënë ai.