Kronikë

Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri

Foto ilustrim: Arrestim

Të paktën pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitje” para më shumë se tri javësh në Vushtrri. 

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 1 qershor, teksa arrestimi i të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve se në fshatin Stanovc, të maskuar e nën kërcënimin e thikës kanë hyrë në një pompë derivatesh, ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave. 

“Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes”, thuhet në njoftim.