Kronikë

Pesë të arrestuar, dyshohen se u përleshën mes vete në Gjakovë

Arrestim

Të paktën pesë persona janë arrestuar të enjte në Gjakovë nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike. 

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se nga të dyshuarit janë sekuestruar një pistoletë, 13 fishekë dhe një shufër metalike. 

“Sot pesë persona meshkuj kosovar të moshës madhore janë arrestuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën ‘Martirët e Kombit’ në Gjakovë. Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe trembëdhjetë fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike”, ka thënë Elezaj. 

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndalur në mbajtje.