Disa persona dyshohen se janë përfshirë në një rrahje të enjten në një diskotekë në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë për këtë rajon, Shkodran Nikçi, i ka thënë KOHËS se janë në pritje të të gjeturavë të Policisë.
“Është iniciuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për te gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi t’i marrë të gjeturat e Policisë do të veprojë komfort dispozitave ligjore”, ka thënë ai.
KOHA ka mësuar se në këtë rast dyshohet të jetë përfshirë edhe një këngëtar.
Nga kjo përleshje është mësuar se disa persona kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Ende nuk është arrestuar asnjë person lidhur me rastin.