Kronikë

Përleshen minatorët me kryeshefin e “Trepçës”

Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën mes minatorëve të ndërmarrjes “Trepça” dhe kryeshefit Enis Abdurrahmani. Ky i fundit thuhet se ka marrë lëndime trupore, ndërsa deri te rasti ka ardhur si pasojë e disa minatorëve-protestues që kanë shprehur pakënaqësitë rreth emërimeve të fundit në këtë ndërmarrje.

Disa minatorë që kanë qenë prezent në këtë incident i kanë thënë KOHËS se kanë parë përleshje, dhe menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë reaguar.

“Janë parë disa shtyrje, por gjithçka ka ndodhur shpejt. Menjëherë ka mbërritur Policia dhe i ka ndalë”, ka rrëfyer një minator në kushte anonimiteti.

KOHA ka tentuar të marr përgjigje nga Policia e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.