Kooperativa bujqësore e shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan është përfshirë nga zjarri.
KOHA ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet të jetë përhapur prej stërnishtave.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast, teksa njësitë policore dhe të zjarrfikësve gjenden atje.
KOHA ka provuar ta kontaktojë me Policinë, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë qenë të qasshëm.
Zjarrfikësit po mundohen ta ndalin zjarrin që të mos përfshijë edhe objektet e tjera në kuadër të Kooperativës, ndërkohë janë shpëtuar delet brenda saj.
Nga flakët është përfshirë edhe punëtoria e drejtimeve teknike.

