Kronikë

Përfshihet nga flakët një barnatore në “Dardani”

Një barnatore në lagjen “Dardania” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes. Ata kanë larguar banorët nga ndërtesa dhe lokalet përreth dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Pronari i barnatores i ka thënë KOHËS se dyshon që depos së barnatores së tij i është vënë qëllimisht zjarri. Ai ka thënë se fillimisht ka pasur një shpërthim dhe i ka parë dy persona që kanë ikur më pas.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18 dhe nuk ka persona të lënduar.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për KOHËN.